Lajmet

Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi në mes Komunës së Istogut dhe MAPL-së | 2017-02-03












Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me  zëvendësministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj për realizmin e projektit “Implementimi i platformës për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike dhe shenjëzimi  i shtigjeve dhe rrugëve malore në vlerë prej 91,500
.

 

Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi në mes Komunës së Istogut dhe Ministrisë së Infrastrukturës | 2017-02-03

 








Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit, për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Istogut, me të cilin Ministria e Infrastrukturës merr përsipër financimin për realizimin e këtyre  projekteve infrastrukturore:
asfaltimi i rrugës Istog – Cerrcë në vlerë prej 250,000 €, asfaltimi i rrugës Saradran – Ozdrim, në vlerë prej 220,000 €, asfaltimi i rrugës Bellopojë dhe Zhakovë, në vlerë prej 225,000 €, asfaltimi i rrugës Shushicë dhe Uçë në Istog, në vlerë prej 290,000 €, asfaltimi i rrugës Banjë dhe Baicë, në vlerë prej 100,000 €, asfaltimi i rrugës Dubravë në Istog, në vlerë prej 150,000 €,asfaltimi i rrugës Gurakoc – Lagja Qukaj, në vlerë prej 100,000 €, shtruarja e rrugëve me kubëza në fshatin Dobrushë, në vlerë prej 15,000 €.

 

Njoftim për dëgjim publik me qytetar | 2017-02-02

 Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 14.02.2017, e martë, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet dëgjim publik me qytetar për:

1.  
PROJEKT-RREGULLOREN KOMUNALE PËR TAKSA NGARKESA DHE GJOBA,  SI DHE
2.  PROJEKT- PLANIT KOMUNAL PËR MENAXHIM TË MBETURINAVE NË KOMUNËN E ISTOGUT 2016 – 2021.
 

Kryetari Haki Rugova priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it | 2017-02-01

 
 
 





Kryetari Haki Rugova priti sot në takim, Francesco Randacio Komandant i Detaçmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it me të cilin biseduan lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Istogut, bashkëpunimin që komuna e Istogut ka me KFOR-in si dhe rrjedhën e projekteve që janë realizuar gjatë vitit të kaluar në komunën e Istogut, veçanërisht projektet e bashkëpunimit ndërkufitar.

Kryetari Rugova falënderoj komandantin Randacio, për vizitën dhe bashkëpunimin që KFOR-i ka me komunën e Istogut dhe vlerësoj për punën dhe prezencën  përfaqësuesit e  KFOR-it.

Francesco Randacio Komandant i Detaçmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, falënderoj Kryetarin Haki Rugova për pritjen që ju bë dhe bashkëpunimin e mirë që komuna e Istogut ka me KFOR-in. 


 

Përkujtohen “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe” në fshatin Uçë | 2017-01-31

 









Sot në fshatin Uçë, janë përkujtuar Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe të cilët para 25 vitesh, në mbrojtje të arsimit shqip që mizorisht u vranë nga regjimi serb. 

Të prirë nga kryetari  i Komunës Haki Rugova, drejtore të drejtorive komunale , familjar, nxënës e  mësimdhënës si dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të Tre Dëshmorëve, Hasan e Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, që me krenari emrin e tyre e mban shkolla fillore e fshatit Uçë.

 

U mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Komunal për këtë vit | 2017-01-31

 









Kryesuar nga  Hazbi Bajra, kryesues i Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit  e  Kuvendit Komunal ku pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2016, shqyrtimi  i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2016, shpallja në diskutim publik i projekt – rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba, shqyrtimi i raportit të punës të kryetarit për vitin 2016, shpallja në diskutim publik të
Planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave Komuna e Istogut 2016 – 2021, shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për subvencionim për NPL “Stacioni i Autobusëve”, shqyrtimi dhe miratimi i programi trevjeçar për banimit 2016 – 2019, shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal për Komunën e Istogut 2017-2021, shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme private me pronë komunale si dhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për shtim të buxhetit nga të hyrat vetanak 2016. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës Haki Rugova, nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtorët e drejtorateve komunale si dhe anëtaret e asamblesë komunale .

 

Njoftim | 2017-01-30

 

Ju ftojmë që me datë 31.01.2017( e martë)  në ora 11:30 në shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari “ në Istog të merrni pjesë në ngjarjen e cila organizohet për të shënuar 25 vjetorin e rënies së” Tre Dëshmoreve të Shkollës Shqipe “ në Uçë . Pjesë e aktivitetit do të jetë edhe Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova . 

 

Me rastin e shtatë vjetorit të vdekjes përkujtohet Fadil Ferati | 2017-01-30

 








Me rastin e
shtatë vjetorit të vdekjes së  ish-kryetarit të Komunës së Istogut, njëherit edhe nënkryetarit të kryesisë qendrore dhe kryetar i degës së LDK-së për Istog Fadil Ferati, janë bëre  homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek varri i tëndjerit në Gurrakoc
 

Mbledhja e 43- të e Kuvendit Komunal | 2017-01-25

  

Mbledhja e 43- të rregullt e Legjislacionit të V-të të Kuvendit të Komunës. Mbledhja do të mbahet më: 31.01.2017 (e martë), në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, duke filluar me punë në ora 10:00.

 

 R  e  n  d         d  i  t  e:

 

1.      Arsyetimi i mungesave në mbledhje;

2.      Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

3.      Shqyrtimi i Raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2016,

4.      Shqyrtimi  i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2016,

5.      Shpallja në diskutim publik i Projekt – Rregullores për taksa,ngarkesa dhe gjoba,

6.      Shqyrtimi i Raportit të punës të Kryetarit për vitin 2016,

7.      Shpallja në diskutim publik të Planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave Komuna e Istogut 2016 – 2021,

8.      Shqyrtimi dhe miratimi i Kërkesës për subvencionim për NPL “Stacioni i Autobusëve”,

9.      Shqyrtimi dhe miratimi i Programi trevjeçar për banimit 2016 – 2019,

10.  Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për zhvillim ekonomik lokal për Komunën e Istogut 2017-2021,

11.   Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme private me pronë komunale,

12.   Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për shtim të buxhetit nga të hyrat vetanak 2016.

 

                       

                                               

   KRYESUESI I KUVENDIT,
 Hazbi Bajra,

 

Kryetari Haki Rugova priti në takim komandantin e ri të MNBG-W , Stefano Imperia | 2017-01-25

 
 
 
 






Kryetari Haki Rugova priti sot në takim komandantin  e ri të  
MNBG-W, Stefano Imperia qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër e komandantit me Kryetarin Haki Rugova si dhe me sfidat dhe të arriturat e Komunës së Istogut gjatë vitit të kaluar, po ashtu edhe bashkëpunimin që kjo komunë ka me KFOR-in.

 
Duke paraqitur rezultatet 91-100 (of 1375)
 |<  <  6 - 7 - 8 - 9 - 10 - 11 - 12 - 13 - 14 - 15  >  >| 

RSS

Sign in