Lajmet

Pjesa lindore e Istogut, shpejt me ujësjellës të ri | 2017-08-29

 
 








Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë në korrik të vitit 2012 për lejimin e kredive të buta për institucionet e Kosovës në kuadër të programit soft loan, komunës së Istogut i është aprovuar marrja e kredisë së butë për realizmin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit në pjesën lindore në vlerë prej
5,094.247,70euro.

 

Në katër vjetorin e vdekjes përkujtohet Qazim Loxha | 2017-08-29

 









Kryetari Haki Rugova me bashkëpunëtor, miq dhe familjarë përkujtuan sot në katër vjetorin e vdekjes  Qazim Loxhën, ish drejtorin e drejtorisë për Buxhet dhe Financa në komunën e Istogut. Me këtë rast u bënë homazhe dhe vendosje e kurora lulesh tek varri i të ndjerit në varrezat e fshatit Baicë. 

 

Komuna e Istogut, me pajisje të reja për matje gjeodezike | 2017-08-28

 







Komuna e Istogut nga sot është pajisur edhe me dy instrumente të reja GNSS (GPS) për matje gjeodezike, kadastrale që do të punojnë me sistemin KOPS. Ky projekt është financuar nga komuna e Istogut në vlerë prej 11,480 euro. 

 

Është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 | 2017-08-28

 









Kryesuar nga kryetari i komunës Haki Rugova është  mbajtur  sot dëgjimi publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet
2018-2020.Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur me Draft Buxheti Komunal për vitet 2018-2020 si dhe me planin e projekteve kapitale për  këtë periudhë, për të cilat raportoi Osman Sadikaj- zyrtar kryesor financiar.

Kryetari Haki Rugova ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në debat dhe shprehu gatishmërinë e tij që secilën nga këto kërkesa do të mundohet që ti plotësojë me mundësitë buxhetore që janë.

Qytetarët e pranishëm kishin kërkesa kryesisht që kishin të bënin me infrastrukturë që përfshinte rrugët lokale, kanalizimin dhe ujësjellësin. 

 

Bëhet hapja e rrugës Rakosh- Zhakovë | 2017-08-24

 
 












Ka filluar sot hapja e rrugës Rakosh- Zhakovë, lagjja “Idrizaj” me gjatësi 1000 metra dhe me gjerësi 8 metra. Ky projekt është financim i komunës së Istogut dhe kap vlerën prej 7 mijë eurove. 

 

Njoftim për Dëgjim me Qytetarë | 2017-08-21

 Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut se më: 28.08.2017 e hënë, duke filluar në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, Kryetari  i Komunës do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020.

 

Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 si dhe do të njoftohen me planin e projekteve kapitale për periudhën e cekur.

 

Qytetarë të nderuar shfrytëzoni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv dhe propozoni prioritetet për të cilat mendoni që duhet të përfshihen në listën e prioriteteve si dhe kontribuoni që kjo listë të jetë sa më reale dhe të përfshihen edhe nevojat e mesit ku jetoni.

 

Zëri Juaj do të dëgjohet

 

Pjesëmarrja e Juaj do të jetë një kontribut që dëgjimi të jetë më i suksesshëm.

 

 

                                                                                      Kryetari i Komunës

                                                                                             Haki Rugova 

 

Fillojnë punimet për realizimin e projektit “Ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve në Istog” | 2017-08-11

 Kanë filluar punimet për realizimin e projektit “Ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve në Istog” ku përfshihen lagjet “Shaban Beka”,”Ali Neziri” dhe “Hasan Halili”.

 Vlera e projektit  është 50 mijë euro,investime ky i  komunës  së  Istogut. 

 

Njoftim për dëgjim publik me qytetar | 2017-08-09

 Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 16.08.2017, ditë e mërkurë, duke filluar në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:

 
PROJEKT- RREGULLORES PËR PËRDORIMIN E PIJEVE ALKOOLIKE NË LOKALE PUBLIKE.

 

Shushica dhe Uça me rrugë të reja | 2017-08-09

 








Kanë filluar punimet për realizimin e projektit të rrugës në fshatrat Shushicë dhe Uçë, investim ky në bashkëfinancim mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Istogut. Kostoja e projektit 263 mijë euro. 
 

Ministria e Financave Austriake dhe Banka Qendrore Austriake miratojnë kërkesën e kredisë nga komuna e Istogut | 2017-08-09

 Ministria e Financave Austriake, programi  SoftLoan  dhe Banka Qendrore  Austriake miratojnë kërkesën e kredisë nga komuna e Istogut për finalizimin e projekteve në ujësjellës të ri dhe rritjen e kapacitetit për ujësjellësin ekzistues ku pritet shumë shpejt nënshkrimi i marrëveshjes në vlerë prej 5,094.247 euro. 

 
Duke paraqitur rezultatet 11-20 (of 1375)
 |<  <  1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in