Lajmet

Njoftim | 2017-08-01

Periudhës kohore për falje të borxheve publike po i afrohet fundi.

Tatimpagues borxhlinj afati i fundit për shlyerje të borxheve të Tatimit në Pronë është 1 shtatori i këtij viti.

Andaj ftoheni që  ti kryeni obligimet dhe të përfitoni falje të kamatës dhe dënimit.

 Për këtë vizitoni  zyrën e Tatimit në Pronë nr.106 në Komunën e Istogut për tu njoftuar me obligimet e mbetura tatimore dhe të shfrytëzoni këtë rast shumë të favorshëm për shlyerjen e borxheve.

 

 

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal | 2017-07-31

 
 









Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e 49-të e rregullt e legjislacionit të pestë të Kuvendit Komunal
. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e asamblesë komunale.

 

Ftesë | 2017-07-28

 
 

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2017-07-24

 Kryesuar nga  kryesuesi i Kuvendit Komunal Hazbi Bajra, është  mbajtur  mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët  e KPF-së. Pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2017, shqyrtimi i raportit për 6 mujor të punës së kryetarit të komunës,shqyrtimi i raportit të punës për 6 mujorin e NP “Ambienti”, shpallja në diskutim publik e projekt- rregullores për përdorimin e pijeve alkoolike në lokale publike, shqyrtimi i Raportit dhe analiza e vitit shkollor 2015-2016, njoftimi me raportin e Auditorit të përgjithshëm për vitin 2016, shqyrtimi dhe miratimi i projekt rregullores për tatimin në pronë.

 

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret  e KPF-së.

 

Komuna e Istogut dhe organizata “Help – Hilfe zur Selbsthilfe” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi | 2017-07-21

 








Kryetari i komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim Shqipe Breznica nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe me të cilën kanë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e  projektit  “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor” ku në vitin 2018 nga komuna e Istogut do të përkrahen së paku 35 mikro-biznese.

 

Njoftim | 2017-07-21

 
 

Përkujtohen dëshmorët në përvjetorin e rënies | 2017-07-18

 















Kryetarit i komunës  Haki Rugova i shoqëruar nga stafi komunal, familjarë të dëshmorëve si dhe qytetarë  kanë bërë sot  homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të dëshmorëve  Nazmi Muzliaj, Arton Zogaj,  Mirvete Maksutaj, Niman  dhe Tahir Demaj, Muharrem Vuthaj, Qazim dhe Nexhmedin Hakaj.

 

 

Kryetari i komunës Haki Rugova, shpalos aktivitetet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2017 | 2017-07-17

 
 








Kryesuar nga kryetari i komunës Haki Rugova, sot në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur tubimi i parë me qytetarë që kishte për qëllim shpalosjen e aktiviteteve të komunës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

 

 

Kaliqani dhe Orroberda me rrugë të re | 2017-07-14

 













 








Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës në fshatin Kaliqan, lagjja Gjyshkok me gjatësi 1500 m ndërsa vlera e projektit është 55 mijë euro, po ashtu punimet  janë drejt finalizimit  për ndërtimin e rrugës në fshatin Orroberdë në lagjen Miranaj me gjatësi 800 metra kurse me vlerë të projektit 39 mijë euro. Të gjitha këto investime janë nga komuna e Istogut. 

 

Istogu, me infrastrukturë të kompletuar rrugore | 2017-07-11

 
 













Komuna e Istogut, gjithnjë e më shumë me infrastrukturë të kompletuar rrugore pasi tashmë kan
ë filluar punimet për ndërtimin e katër rrugëve të reja lokale, ndërtimi i rrugës në lagjen Alihajdaraj në Istog të Poshtëm, ndërtimi i rrugëve lokale në Kaliqan-lagjia  Gjyshkokë, ndërtimi i rrugës lokale në Orroberdë, lagjia Miranaj si dhe ndërtimi i rrugës lokale në Kërrninë. Të gjitha këto ndërtime të rrugëve  janë investim i komunës së Istogut. 

 
Duke paraqitur rezultatet 21-30 (of 1374)
 |<  <  1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in