Lajmet

KOMUNIKATË SENSIBILIZUESE | 2017-07-03

 Bazuar në dispozitat nenit 17 pika g e ligjit për vetëqeverisjen lokale, nenit 82 të ligjit për procedurë administrative, nenit 20 të ligjit për mbrojtje nga zjarri Nr 04/L-12 si dhe udhëzimit administrativ numër 26/2008, neneve 7, 8 dhe 16 lidhur me përdorimin e materieve  piroteknike (fishekzjarrëve, petardëve, raketave dhe mbushjeve tjera shpërthyese),

Drejtorati për Shërbime Publike  Mbrojtje dhe  Shpëtim lëshon këtë:

 

      KOMUNIKATË   SENSIBILIZUESE

 

Me që kemi hyrë në sezonin e temperaturave të larta dhe sezonin e korrje shirjeve përmes kësaj komunikate apelojmë të qytetaret që të rrisin kujdesin sidomos ne aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri.

    

  1. Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura me qellim të pastrimit të mbeturinave për shkak se shpesh dalin jashtë kontrolli dhe shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.
  2. Mos ndizni humullishtet (sernishtat) grunore.
  3. Gjatë piknikëve të ndryshme në bjeshkët tona shmangni maksimalisht përdorimin e zjarrit të hapur në natyrë (mos e lini të ndezur fikeni dhe mbulojeni me dhe) shpesh erërat kanë aktivizuar.
  4. Gjatë korrjeve aplikoni masat e nevojshme për mbrojtje dhe parandalim të zjarreve (prodhuesit dhe kombajneret do njoftohen me kohë lidhur me masat).
  5. Gjatë festave të ndryshme ( dasmave ) mos përdorni fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike të cilat shumë lehtë mund të shkaktojnë zjarre dhe të lëndojnë  njerëz .
  6. Kujdes gjatë sistemimit të ushqimit të bagëtisë: vendoseni sa me larg objekteve tuaja për sigurinë e jetës dhe pasurisë  suaj.
  7. Maksimalisht kujdes me fëmijët të cilët vijnë shumë lehtë deri të shkrepëset dhe mjetet tjera që prodhojnë flakë.
  8. Mos hidhni cigare të ndezura nga automobili juaj.

 

Të gjitha pikat e  cekurat me lartë janë veprime që do të kontribuonin në zvogëlimin e rasteve  dhe zvogëlimin e rrezikut për jetën, pasurinë dhe ambientin tonë dhe janë të ndalura andaj kontribuoni edhe ju si qytetarë të Istogut në parandalimin e këtyre dukurive negative .

 

 

Njoftim për Tubim Publik | 2017-07-03

 Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut, se më:17.07.2017, e hënë në ora 1100, në Sallën e Kuvendit Komunal, Kati III, në Istog do të mbahet tubimi publik me qytetarët e komunës së Istogut.

Tubim Publik, do të mbahet me këtë:

 
R  e  n  d        d  i  t  e

1.     
Njoftimi mbi punën e organeve komunale për periudhën janar-qershor 2017  dhe
2.      Diskutimet, propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve.

 

 

KHF ” Istogu” në kupat e Evropës | 2017-06-28

 Skuadra e hendbollit për femra KHF “ Istogu’’ edhe zyrtarisht është pjesëmarrëse në ligat evropiane ku do të jetë njëra nga skuadrat që do ta përfaqësoj Kosovën në edicionin 2017 / 2018 në CHALLENGE CUP.

Është  kjo hera e parë në historinë e hendbollit istogas që një skuadër nga komuna e Istogut merr pjesë në garat evropiane.

 

 

Njoftim | 2017-06-28

 Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut së është duke u bërë rregullimi i rrugës Sinajë –Livadhet e Istogut, për shkak të mundësive të  rrëshqitjes së gurëve gjatë punimeve nga sot kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim deri në përfundim të punimeve. 

 

Kuvendi aprovon KAB-in 2018-2020 | 2017-06-28

 
 
 







Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e 48-të  e rregullt e legjislacionit të pestë të Kuvendit Komunal
. Në mbledhje kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtaret e asamblesë komunale.

Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2018-2020, raportimi lidhur me zbatimin e rregulloreve të miratuara nga legjislacioni i V-të i Kuvendit të Komunës së Istogut, shpallja në diskutim publik e projekt –rregullores për tatimin në pronë  ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit.

 

U mbajt dëgjim publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB-in ) 2018-2020 | 2017-06-23

 
Në vazhdën e aktiviteteve në procesin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), sot kryetari i komunës bashkë me Komitetin për Politikë dhe Financa,
kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra,  kanë mbajtur dëgjim publik  me qytetarë për të shpalosur detaje nga gjithë ajo që është punuar deri më tani në draft kornizën e  KAB-it për vitin 2018-2020.  

 

Shënohet java egjiptiane në komunën e Istogut | 2017-06-22

 
Në kuadër të aktiviteteve për të shënuar javën egjiptiane të Ballkanit, kryetari i komunës së Isotgut, Haki Rugova ka pritur sot në takim deputetin Veton Berisha nga radhët e këtij komuniteti si dhe qytetarë nga radhët e këtij komuniteti të komunës së Istogut. Me këtë rasti kryetari i komunës së Istogut uroj komunitetin egjiptas me rastin e ditës nacionale  së egjiptasve të ballkanit.

Ne si komunë kemi punuar dhe do vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të komunës së Istogut pa dallime etnike. Në komunën tonë komunitete janë mirë të integruara dhe nuk janë të diskriminuar në asnjë rrethanë. Ne i dimë nevojat dhe problemet e juaja dhe  unë si kryetar komune dhe stafi komunal çdo herë është në shërbim të të gjithëve. 

 

Konsultim publik me qytetarë | 2017-06-21

 Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 23.06.2017, ditë e premte, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetarë për:

 
1. Kornizën Afatmesme Buxhetore(KAB-in ) 2018-2020

 

 

U mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2017-06-21









Kryesuar nga  kryesuesi i Kuvendit Komunal Hazbi Bajra, është  mbajtur  mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje  ishin kryetari Haki Rugova, nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtaret  e KPF-së. Pika të rendit të ditës ishin: 
shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2018-2020, raportimi lidhur me zbatimin e rregulloreve të miratuara nga legjislacioni i V-të i Kuvendit të Komunës së Istogut, shpallja në diskutim publik e projekt –rregullores për tatimin në pronë.

 

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret  e KPF-së. Për Kornizës Afatmesme Buxhetore 2018-2020 do të mbahet dëgjim publik me qytetarë që do ti paraprij mbledhjes së kuvendit.

 
Duke paraqitur rezultatet 31-40 (of 1374)
 |<  <  1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in