Lajmet

Agjenda e aktiviteteve për nder të 20 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Istogut | 2017-06-16

 Komuna e Istogut me rastin e 20 Qershorit-Ditës së Çlirimit do të organizoj aktivitete kulturore dhe sportive, aktivitete këto që do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut Haki Rugova.

 

Aktivitetet do të mbahen sipas kësaj agjende:

 

                                                 Më datën : 20.06.2017

 

11:00  Homazhe - vendosja e kurorave me lule tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog;

 

12:00  Turnir në futboll të madh i cili do të mbahet në stadionin e futbollit në Istog, ku do të marrin pjesë: KF " Istogu", KF "Onix-i, KF "Stars-at" nga Peja, KF "Siti Sport" nga Klina;

 

14:00  Ese kushtuar 20 Qershorit – Ditës  së Çlirimit të Istogut, që mbahet në sallën e Kuvendit. 

 

Me 20.06.2017 mbledhja e radhës e KPF-së | 2017-06-13

 Mbledhja do të mbahet më datë: 20.06.2017 e martë, në Sallën e takimeve Nr.311, duke filluar me punë në ora 10:00.

 

 

Klubi hendbollistik “Istogu “ fituese e turnirit Fadil Ferati | 2017-05-31


 

















Me rastin e 
ditëlindjes së Fadil Feratit, ish kryetarit të ndjerë të komunës së Istogut për të shtatën herë  më radhë  është  zhvilluar turnir në hendboll për femra ku morën pjesë katër ekipe, prej tyre  tri  ekipe nga Kosova dhe një ekip nga Mali i Zi. Ky aktivitet është zhvilluan nga Komuna e Istogut në bashkëpunim me K.H.F Istogu .

 

Më këtë rast Kryetari i Komunës Haki Rugova falënderoj të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe qytetarët që ishin të pranishëm në këtë turnir.

 

Vendin e parë e fitoi K.H.F”Istogu” kurse K.H.F “Nikšić” nga Mali i zi të dytin ndërsa vendi i tretë u nda për K.H.F “Vushtrria “nga Vushtrria  dhe K.H.F “Shqiponja” nga Gjakova  po ashtu u shpallën edhe hendbollistja  dhe portierja  më e mirë.

 

 

 

U mbajt mbledhja e radhës e KKSB-së | 2017-05-31

 








Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi nënkryetari i Komunës Lulzim Blakaj .

 

 

Njoftim | 2017-05-29

 
 

Komuna e Istogut me ekspozitë për vlerësimin preliminar të tokave | 2017-05-29

 
Nga sot në komunën e Istogut do të mbahet  ekspozita në lidhje me vlerësimin preliminar të tokave.  Është hera e parë që toka në komunën tonë do të ketë një vlerë zyrtare. Ministria e Financave  me mbështetjen e shtetit suedez ka ndërmarrë një projekt për vlerësimin e të gjithë tokës në Kosovë.

 

Komuna e Istogut shpallet ndër komunat më të suksesshme për aktivitetet e pastrimit në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2017 | 2017-05-26









Komuna e Istogut, është shpallur si një ndër komunat më të suksesshme për aktivitetet e organizuara në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2017. Në aksionet e organizuara për pastrim të ambientit, numri më i madh i deponive është larguar në komunën e Istogut. Me 22 deponi të larguara, Istogu prin në eliminim e deponive ilegale gjatë këtyre aktiviteteve.

 

Komuna e Istogut i është përgjigjur gjithmonë pozitivisht aksioneve të pastrimit për krijimin e një mjedisi sa më të pastër për qytetarët e saj. 

 

Kuvendi ka aprovuar rishikimin e buxhetit për vitin 2017 | 2017-05-24

 
 








Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e 46-të e  jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal. Në mbledhje ka marrë pjesë nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtorët e drejtorive komunale si dhe anëtarët e kuvendit komunal.

 

Pikë e rendit të ditës ishte : shqyrtimi dhe miratimi i Rishikimit të Buxhetit Komunal për vitin 2017.

 

Elaborimin e projekteve të cilat kanë ndryshuar në rishikim të buxhetit e bëri Hysni Maxharraj-Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

 

Anëtarët e kuvendit komunal miratuan rishikimin e buxhetit për vitin 2017. 

 

Njoftim | 2017-05-22

 
 

Kryetari Haki Rugova priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu | 2017-05-11

 








Kryetari Haki Rugova priti sot në takim
Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu, ku temë e takimit ishte njohja nga afër e ambasadorit me komunën e Istogut si dhe rrjedhën e punëve që janë duke u bërë në këtë komunë.

 

Kryetari Haki Rugova tha se pati kënaqësinë që të pres ambasadorin Jan Breaathu me të cilin biseduan rreth zhvillimit të komunës së Istogut dhe ambasadori shprehi gatishmërinë e tij që të përkrah komunën e Istogut dhe qytetarët e saj që është shumë e rëndësishme për ne. Ky bashkëpunim me OSBE-në ka qenë i kamotshëm por po e shoh edhe më tutje angazhimin dhe disponimin e ambasadorit që të jetë përkrahës i komunës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset sepse është një komunë që ka një komunitet të përzier dhe ka një proces të mirë të kthimit tha ndër të tjera kryetari Rugova. 

 
Duke paraqitur rezultatet 41-50 (of 1374)
 |<  <  1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS

Sign in