Lajmet

Kryetari Haki Rugova priti në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu | 2017-05-11

 








Kryetari Haki Rugova priti sot në takim
Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Breaathu, ku temë e takimit ishte njohja nga afër e ambasadorit me komunën e Istogut si dhe rrjedhën e punëve që janë duke u bërë në këtë komunë.

 

Kryetari Haki Rugova tha se pati kënaqësinë që të pres ambasadorin Jan Breaathu me të cilin biseduan rreth zhvillimit të komunës së Istogut dhe ambasadori shprehi gatishmërinë e tij që të përkrah komunën e Istogut dhe qytetarët e saj që është shumë e rëndësishme për ne. Ky bashkëpunim me OSBE-në ka qenë i kamotshëm por po e shoh edhe më tutje angazhimin dhe disponimin e ambasadorit që të jetë përkrahës i komunës dhe qytetarëve të saj në të gjitha proceset sepse është një komunë që ka një komunitet të përzier dhe ka një proces të mirë të kthimit tha ndër të tjera kryetari Rugova. 

 

Njoftim | 2017-05-10

Ju njoftojmë se turniri i cili tradicionalisht mbahet me datë 10 maj për nder të ditëlindjes se kryetarit të përjetshëm Fadil Feratit, do të shtyhet për një afat të pacaktuar për shkak se KH Istogu, klub ky i cili është edhe nikoqir i këtij turnirit, aktualisht është në garat e play off dhe e ka të pamundur pjesëmarrjen në turnir. Për mbajtjen e turnirit do ju njoftojmë me kohë. 

 

Homazhe dhe kurora lulesh për dëshmorët e rënë në fshatin Kashicë dhe Saradran | 2017-05-08

 








Stafi komunal i prirë nga kryetari i komunës Haki Rugova  ka bërë  sot homazhe  dhe ka vendosur kurora lulesh tek lapidarët e dëshmorëve të rënë në fshatin Kashicë dhe Saradran.

 

Kuvendi shqyrton raportin tre-mujor financiar | 2017-05-05

 
 








Kryesuar nga  Hazbi Bajra, kryesues i Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e  Kuvendit Komunal, ku pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e parë janar–mars të vitit 2017, shqyrtimi dhe miratimi i plotësim– ndryshimit të rregullores për konsultim dhe pjesëmarrje të publikut në vendimarrje, Nr. 04/2015, shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprakë për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunal në fshatin Vrellë (afat shkurtër), shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit paraprakë për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunal në fshatin Lubozhdë (afat shkurtër), shqyrtimi dhe miratimi i propozim–vendimit paraprak për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunal në fshatin Cerrcë (afat shkurtër), shqyrtimi dhe miratimi i propozim- vendimit për këmbimin e pronës private me pronën publike për rregullimin e varrezave në Gurrakoc.

                  

 

Kampionet e hendbollit të kadetëve vizituan komunën e Istogut | 2017-05-05

 









Nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj priti në takim klubin e hendbollistëve  të Istogut të cilat janë shpallur kampione të  Kosovës të edicionit 2016-2017 në ligën e kadetëve.
Duke i uruar për fitimin e kupës nënkryetari Lulzim Blakaj ju ofroj përkrahje edhe mbështetje nga komuna edhe në të ardhmen.
 

Komuna e Istogut pret investitor të mundshëm nga Austria | 2017-04-28

  

Kryetari i komunës Haki Rugova priti në takim delegacionin e ekspertëve të bujqësisë dhe sektorëve të ndryshëm që janë të ndërlidhura me këtë veprimtari nga Austria.

Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e investimeve në agrobiznes, ku u shpreh një interesim i madh nga ana e tyre për të investuar si dhe u vlerësua lart klima për investime në komunën e Istogut.

Kryetari Haki Rugova ju ofroj bashkëpunim dhe mbështetje brenda mundësive që ka komuna e Istogut.

 

Kryetari Haki Rugova priti në takim zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi | 2017-04-27

 
 







Kryetari Haki Rugova priti sot në takim zëvendëskdyeministrin e qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi me të cilin biseduan lidhur të arriturat, mundësitë dhe planet për zhvillimin e biznesit në komunën e Istogut si dhe përkrahjen në fushën e bujqësisë .

 

Kryetari Rugova priti në takim ministrin Kujtim Shala | 2017-04-26

 









Kryetari Haki Rugova ka pritur sot  në takim  Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për finalizimin e projektit “ Faza përfundimtare e ndërtimit të palestrës së Sportit” në komunën e Istogut që do të implementohet gjatë vitit 2017/2018. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për këtë  fazë do të investoj 600,000.00 euro.

 

 

Përfunduan garat e sportit shkollor në komunën e Istogut | 2017-04-26

















Janë mbajtur garat e sportit shkollor në komunën e Istogut ku pjesëmarrës në këto gara ishin të gjitha shkollat fillore të komunës së Istogut. Garat janë zhvilluar në futboll për meshkuj dhe në hendboll për femra. Këto gara janë organizuar nga Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Shoqatën e Sportit Shkollor në Istog. P  Në kategorinë e femrave në finale u takuan SHMU “ Bajram Curri” Istog dhe SHMU     “Zymer Zeka “ Kaliqan , ku fituese u shpall SHMU “ Bajram Curri” Istog ndërkaq në kategorinë e meshkujve u takuan SHMU “ Bajram Curri “ Istog  dhe SHMU “ Mehmet Akif “ Shushicë , ku fitues u shpall SHMU “Bajram Curri “ Istog . Të gjithë pjesëmarrësit u shpërblyen me medalje dhe dy vendet e para me nga një kupë. 
Këto gara janë financuar nga komuna e Istogut.

 

Përfundoj më sukses muaji i pastrimit “15 vite në këtë aktivitet “ | 2017-04-25

 
Tashmë  është bërë tradicionale që për nder të Ditës së Tokës 22 prillit, çdo vit Komuna e Istogut në bashkëpunim me Kryqi i Kuq të Kosovës në Istog, ndërmarrja “Ambienti” dhe pjesëmarrës nga të  gjitha institucionet shkollore kryejnë pastrimin e të gjitha  lokaliteteve të komunës së Istogut në kuadër të muajit të  pastrimit të ambientit.

 
Duke paraqitur rezultatet 51-60 (of 1375)
 |<  <  2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10 - 11  >  >| 

RSS

Sign in