Lajmet

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2017-04-21

 








Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët   e KPF-së.

 

Pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e parë janar– mars të vitit 2017,shqyrtimi dhe miratimi i plotësim–ndryshimit të rregullores për konsultim dhe pjesëmarrje të publikut në vendimarrje, Nr. 04/2015,shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunal në fshatin Vrellë (afat shkurtër), shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunal në fshatin Lubozhdë (afat shkurtër),shqyrtimi dhe miratimi i propozim- vendimit për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunal në (afat shkurtër) në fshatin Cerrcë.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtarët  e KPF-së dhe iu  dërguan kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

 

 

Handikos përfiton donacion nga Suedia | 2017-04-20

  










Sot nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj, ka pranuar një donacion nga Suedia i ardhur nga bashkatdhetari  Xhafer Balaj, donacion ky i cili kap shumën prej afro 50 mijë euro dhe janë pajisje të cilat ju dedikohen kryesisht personave me aftësi të kufizuara. Ky donacion përbëhet nga shtretër, karroca invalidore, mbajtëse për shëtitje dhe pajisje tjera higjienike për nevoja të personave më aftësi të kufizuara.

Nënkryetari Lulzim Blakaj falënderoj bashkatdhetarin për kontributin e dhënë duke cilësuar se këto pajisje do të u ndihmojnë personave me nevoje dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre personave.

Të gjitha këto pajisje u dhurohen qendrës për persona me aftësi të kufizuara “Handikos”. 

 

Njoftim për dëgjim publik me qytetar | 2017-04-06

 Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 14.04.2017, ditë e premte, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:


1.PLOTËSIM – NDRYSHIMI I RREGULLORES KOMUNALE PËR KONSULTIM DHE PJESMARRJE TË PUBLIKUT NË VENDIMARRJE, NR.4/2015 

 

Komuna e Istogut edhe sivjet do realizoj projektin “Ndërtimi i shtëpive për familje të pastrehë “ | 2017-04-06

 








Kryetari i komunës së Istogut Haki Rugova ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenie Sociale Arban Abrashi, për realizmin e projektit për ndërtimin e shtëpive për familje të pastrehë.

 

 

Njoftim | 2017-04-03

 Njoftojmë të komunitetet rome, ashkali dhe egjiptas në shoqërinë kosovare  se muaj Prill është muaj i regjistrimit falas të këtyre komuniteteve, duke krijuar kështu lehtësira dhe informacione të plota në regjistrimin. Andaj inkurajojmë të gjithë pjesëtarët e këtyre komuniteteve që të realizojnë të drejtën e tyre, të cilën e siguron kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe legjislacioni në fuqi duke ju siguruar kështu të gjitha të drejtat e  barabartat pa asnjë dallim etnie . 

Ftojmë të gjithë komunitet rom, ashkali dhe egjiptas që të regjistron falas gjatë këtij muaj sepse kjo do të ndikojnë në realizimin e shumë të drejtave të tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës.

 

 

Filluan aktivitete e pastrimit me moton “15 vite në këtë aktivitet “ | 2017-04-03

 
 
 
 







Për të pesëmbëdhjetin vite me radhë drejtoria e Arsimit dhe Kulturës e Komunës së Istogut në bashkëpunim me institucionet shkollore se bashku  me ndërmarrjen “Ambienti” si dhe Kryqin e Kuq të Istogut kanë filluar aktivitetet për të shënuar muajin e pastrimit të qytetit të Istogut. Ky aktivitet ka filluar sot në shkollën fillore “Ndre Mjeda “ në Rakosh për të vazhduar më pastaj edhe me shkollat e tjera që vijnë me radhë. 

 

Kuvendi miratoi raportin financiar për vitin fiskal 2016 | 2017-03-31


 









Kryesuar nga  Hazbi Bajra, kryesues i Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e  Kuvendit Komunal, ku pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për vitin fiskal 2016, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për bartja e mjeteve nga të hyrat vetanake 2015 dhe 2016 në vitin 2017, shqyrtimi i kërkesës për transfer të mjeteve në kategorinë ekonomike subvencione dhe transfere, shqyrtimi i raportit të punës për gjashtë  mujorin  të NK ”Stacioni i Autobusëve”, shpallja në diskutim publik për plotësim ndryshimin e  rregullores për konsultim dhe pjesëmarrje të publikut në vendimarrje Nr. 04/2015, shqyrtimi i raportit vjetor të punës të NP”Ambienti”, shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të rregullores Nr. 5/2015 për ndarjen e bursave, shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për ndërrimin e pronës komunale, shqyrtimi dhe miratimi për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale ( afat shkurtër) në Sine, shqyrtimi dhe miratimi për shpalljen e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në fshatin Vrellë.

 

Me 31.03.2017 do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës | 2017-03-24

 Mbledhjen e 45- të rregullt e Legjislacionit të V-të të Kuvendit të Komunës. Mbledhja do të mbahet më: 31.03.2017 (e premte), në Sallën e Kuvendit të Komunës në Istog, kati III, duke filluar me punë në ora 10:00.

 
Duke paraqitur rezultatet 61-70 (of 1375)
 |<  <  3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10 - 11 - 12  >  >| 

RSS

Sign in