Lajmet

U nënshkrua marrëveshja për ngritjen e përkujdesit shëndetësor dhe ambulator mes komunës së Istogut, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Caritas Kosova | 2017-03-14

 Kryetari Haki Rugova,ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi si dhe përfaqësuesi nga Caritas Kosova kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për projektin “ Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (homecare ) në komunën e Istogut. Vlera e këtij projekti është 110 mijë euro, ku prej këtyre mjeteve komuna e Istogut do të participoj me 53 mijë euro, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me 40 mije euro ndërsa Caritas Kosova me 17 mijë euro . 
 

Shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit | 2017-03-07

Dita e Mësuesit, 7 Marsi është shënuar me një solemnitet rasti për të nderuar veprën dhe kontributin e mësuesve që nga ditët e para të nismës së shkollës së parë shqipe e deri në ditët e sotme.

 Me këtë rast kryetari  Haki Rugova, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe u uroj të gjithëve këtë ditë të shënuar, ditën e Mësuesit duke vlerësuar lartë punën dhe kontributin e dhënë ndër vite të gjithë mësimdhënësve edhe në kushte shumë të vështira që edhe në mënyrë vullnetare kanë punuar dhe janë angazhuar për ngritjen  e nivelit të arsimit. Sa i përket sferës së arsimit është punuar shumë deri më tani por do të mundohemi të punojmë edhe më shumë në të ardhmen duke pasur parasysh se është segmenti më i rëndësishëm i një shoqërie tha kryetari Haki Rugova.

 

Ndërkaq Agim Haxhiu, drejtor i drejtorisë komunale të Arsimit dhe Kulturës, duke përshëndetur dhe uruar të  gjithë të pranishmit për ditën e mësuesit  ka përkujtuar fillet e shkollës shqipe në rrafshin kombëtar. 7 marsi është ditë e shenjtë që simbolizon arsimim, edukim, kulturë dhe zhvillim të shoqërisë në përgjithësi është shprehur  Haxhiu.

 

Me këtë rast, kryetari Haki Rugova, drejtori i DAK-ut Agim Haxhiu kanë ndarë mirënjohje për ish punëtorët e arsimit si: Nasir Kabashi, Sejdi Blakaj, Beqir Blakaj, Shpend Blakaj, Skënder Lipa, Fatime Shala, Gani Elshani, Halil Kajtazi, Xhevat Kelmenaj, Selim Ademaj, Mustafë Ahmetaj, Fahredin Shatri dhe postmortum Hikmet Gusturanaj. 

 

Njoftim | 2017-03-07

 OJQ  “ABA” në bashkëpunim me zyrtaren komunale për barazi gjinore do të organizoj tubim me rastin e 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas.

Në këtë takim do të formohet lobi i grave të komunës së Istogut dhe do të behët promovim i ushqimeve tradicionale të përgatitura nga gratë e OJQ “ABA”. Andaj ju ftojmë të jeni pjesë e këtij takimi i cili do të mbahet me datë 8 mars duke filluar nga  ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës”Adem Jashari” në Istog.

 

Njoftim për dëgjim publik me qytetar | 2017-03-03

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut dhe shoqëria civile, se më datën: 14.03.2017, ditë e martë, duke filluar në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, kati i III-të, do të organizohet: Konsultim publik me qytetar për:

 

  1. PLOTËSIM – NDRYSHIMIN E RREGULLORES KOMUNALE PËR NDARJEN E BURSAVE TË STUDENTËVE, NR.5/2015 I DATËS 29.06.2015
 

Në Vrellë do të investohen 350 mijë euro për ndërtimin e sallës së sportit | 2017-03-02

 
 








Kryetari i komunës Haki Rugova ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala me qëllim të realizimit të projektit për “Ndërtimin e Sallës së Sportit në Vrellë”. Projekti ka kosto prej
350 mijë euro.  

 

U mbajt konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat në Istog | 2017-03-01

 

 








Komuna e Istogut ishte nikoqire e konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat në Istog të organizuar nga  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me komunën e Istogut.  Pjesëmarrës  në konferencë ishin: kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, ministri i Financave Avdullah Hoti, përfaqësues të institucioneve relevante si dhe përfaqësues të bizneseve të Istogut.  Në këtë konferencë u prezantuan planet e Qeverisë së Kosovës dhe të Komunës së Istogut rreth zhvillimit të sektorit privat si dhe për mundësinë e bashkëbisedimit dhe të bashkëpunimit me bizneset e kësaj komune. Në këtë konferencë u paraqitën sfidat dhe kërkesat e bizneseve para përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale. 

 

U mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal | 2017-02-28

 
 








Kryesuar nga  Hazbi Bajra, kryesues i Kuvendit Komunal është mbajtur mbledhja e  Kuvendit Komunal, ku pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi dhe miratimi i projekt –rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i
Planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave në Komunën e Istogut për vitin 2017 – 2021, shpallja në diskutim publik i plotësim ndryshim rregullores për ndarjen e bursave, shqyrtimi dhe miratimi i planit të veprimt për grupin e grave asambleiste në Komunën e Istogut, shqyrtimi  i raportit vjetor të punës së prokurimit për vitin 2016, shqyrtimi dhe miratimi i propozim –vendimit për dhënien  në shfrytëzim të patundshmërisë  komunale për ndërtim të kishës katolike në Gurrakoc, shqyrtimi i propozim – vendimit për dhënien e pëlqimit për kreditim, diskutime lidhur me statutin e “Tre Dëshmorëve të  Shkollës Shqipe” në Uçë.  

 

Është mbajtur takimi i grupit punues për plotësimin e Pyetësorit të Vetëvlerësimit të Kompetentëve të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit për vitin 2016 | 2017-02-27

 









Kryesuar nga Osman Sadikaj,Zyrtar Kryesor Financiar është  mbajtur  takimi i grupit punues për plotësimin  e Pyetësorit të Vetëvlerësimit  të Kompetentëve të  Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit për vitin 2016.

Objekt i këtij pyetësori është të informoj Ministrin e Financave- njësia qendrore harmonizuese në lidhje me aktivitetet e ndërmarra nga të gjitha organizatat buxhetore për funksionimin e sistemit të tyre të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në mënyrë që ti ofroj ministrit të financave të dhëna të nevojshme për përgatitjen e “raportit vjetor për sistemin e kontrollit të brendshëm të financave publike për vitin 2016”, që do të ja paraqes Qeverisë së Kosovës.

 

U mbajt mbledhja e radhës e KKSB-së | 2017-02-27

 
 








Është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi nënkryetari i Komunës Lulzim Blakaj .

 
Duke paraqitur rezultatet 71-80 (of 1374)
 |<  <  4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10 - 11 - 12 - 13  >  >| 

RSS

Sign in