Lajmet

U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa | 2017-02-21

 








Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin kryetari Haki Rugova , drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtaret  e KPF-së.

Pika të rendit të ditës ishin: shqyrtimi dhe miratimi i projekt –rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba, shqyrtimi dhe miratimi i Planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave në komunën  e Istogut 2017 – 2021, shpallja në diskutim publik i plotësim ndryshim Rregullores për ndarjen e bursave, shqyrtimi dhe miratimi i Planit të veprimt për grupin e grave asambleiste në komunën e Istogut, shqyrtimi  i raportit vjetor të punës së prokurimit për vitin 2016, shqyrtimi dhe miratimi i propozim –vendimit për dhënien në shfrytëzim të patundshmërisë komunale për ndërtim të kishës katolike në Gurrakoc, shqyrtimi i propozim – vendimit për dhënien e pëlqimit për kreditim.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtaret  e KPF-së dhe iu  dërguan kuvendit për miratim.

 

Istogu shënon nëntë vjetorin e pavarësisë së Kosovës | 2017-02-17

 
 
 






                                                                                                                                                                                                                              
                                                                                                                                    Komuna e Istogut nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova me aktivitete të shumta ka shënuar sonëntëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast kuvendi komunal në Istog ka mbajtur seancë solemne ku të praninishmit i ka përshëndetur kryesuesi i Kuvendi Hazbi Bajraj ku shprehu falenderimet e tij për të gjithë pjesëmarrësit për prezenucën e tyre në këtë ditë të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë. Mes tjerash kryesuesi Hazbi Bajraj tha se kjo ëshë një datë e madhe historike mbase edhe më e rëndësishmja në histroinë më të re të Kosovës dhe kombit shqiptar dhe kjo ditë është sublimua përmes sakrificës së brezave të tërë që nga Lidhja e Prizerenit e këndej.

 

Aktiviteti të shumta po shënojnë nëntë vjetorin e pavarësisë së Kosovës | 2017-02-16

 
 
 






Për të shënuar nëntë vjetorin e pavarësisë së Kosovës, komuna e Istogut nën patronatin e Kryetarit Haki Rugova tashmë ka filluar me aktivitete  kulturore dhe sportive. Aktiviteti i parë që është mbajtur është turniri i Pavarësisë në ping-pong  në kuadër të shkollave fillore dhe shkollave të mesme. Ky turnir  është organizuar nga Drejtoria për Arsim dhe Kulturë në bashkëpunim me OJQ”Sporti Shkollor”. Vendi i parë në konkurrencën e meshkujve nga shkolla e mesme e zuri  SHMT”Mithat Frashëri” nga Gurrakoci  kurse  në konkurrencën e vajzave vendi i parë i takoj gjimnazit “Haxhi Zeka” nga Istogu. 
 

Është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi” | 2017-02-15

  







Është mbajtur sot ceremonia përmbyllëse e projektit “
Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, projekt ky i cili është  financuar  nga Komisioni Evropian dhe një pjesë nga  komuna e Istogut si dhe është implementuar nga STIKK në partneritet me  OJQ Syri i Vizionit. Në këtë ceremoni morën pjesë nënkryetari Lulzim Blakaj,  përfaqësuesi i zyrës ë BE-së në Kosovë Libor Chlad, zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberaj
 

Me 21.02.2017 mbledhja e radhës e KPF-së | 2017-02-15

Mbledhja do të mbahet më datë: 21.02.2017 e martë, në Sallën e takimeve Nr.311, duke filluar me punë në ora 10:00.  
 

U mbajt dëgjim publik për projekt-rregulloren komunale për taksa ngarkesa dhe gjoba, si dhe projekt- planit komunal për menaxhim të mbeturinave në komunën e Istogut 2016 – 2021 | 2017-02-14

 
 








Në sallën e kuvendit komunal, kryesuar nga kryesuesi  i Kuvendit Hazbi Bajra është mbajtur dëgjim publik me qytetarë lidhur me projekt-rregulloren komunale për taksa ngarkesa dhe gjoba, si dhe
projekt- planit komunal për menaxhim të mbeturinave në komunën e Istogut për vitet 2016 – 2021. Pjesë e debatit ishte edhe nënkryetari Lulzim Blakaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe qytetarë.  

 

Komuna e Istogut e gatshme për një fillim vit të mbarë | 2017-02-06

Komuna e Istogut është e gatshme  për fillimin e realizimit të projekteve për vitin 2017 për lehtësimin  e  jetesës së qytetarëve të saj. Nga takimi i mbajtur sot nga nënkryetari Lulzim Blakaj me drejtorët e drejtorive komunale u kërkua që këto projekte të fillojnë dhe mbarojnë në kohën e paraparë.

 

U mbajt takim i radhës për hartimin e Planin Zhvillimor Komunal | 2017-02-03









Në vazhdën e takimeve për hartimin e planit zhvillimor komunal  2017-2027 ,
Drejtoria për Urbanizëm,Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit prezantoj punën e bërë deri me tani  së bashku me kompaninë konsulente Urban Plus. 
Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues nga Ministra e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe drejtor të drejtorive komunale.

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i draft  planit zhvillimor komunal  2017-2027 para shpalljes së tij në diskutim publik.

 

Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi në mes Komunës së Istogut dhe MAPL-së | 2017-02-03












Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me  zëvendësministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj për realizmin e projektit “Implementimi i platformës për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike dhe shenjëzimi  i shtigjeve dhe rrugëve malore në vlerë prej 91,500
.

 
Duke paraqitur rezultatet 81-90 (of 1374)
 |<  <  5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10 - 11 - 12 - 13 - 14  >  >| 

RSS

Sign in