Lajmet   Është mbajtur dëgjim publik me qytetar për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020

Është mbajtur dëgjim publik me qytetar për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 - 21 shtator 2017










Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit  Hazbi Bajra është mbajtur dëgjim publik i kuvendit me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet
2018-2020.
 Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur  me Draft Buxheti Komunal për vitet 2018-2020 si dhe me planin e projekteve kapitale për  këtë periudhë për të cilat raportoi Hysni Maxharraj-drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

 

Nënkryetari Lulzim Blakaj  ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre si dhe  është shprehur se duke ditur nevojat e qytetarëve ky buxhet nuk është i mjaftueshëm mirëpo do të mundohen që përmes formave të tjera të gjejmë mjete për të investuar qoftë ajo përmes ministrive përkatëse apo donatoreve.

 

Qytetarët kërkuan më shumë investime në infrastrukturë, kanalizim si dhe investime në fusha  tjera. 


RSS

Sign in