Lajmet   Ftesë për projekt-propozim për organizimin e dhjetë vjetorit të Pavarësi

Ftesë për projekt-propozim për organizimin e dhjetë vjetorit të Pavarësi - 30 janar 2018

                                  Drejtoria për Arsim dhe Kulturë
                                                    Fton

Të gjitha  OJQ-të Rinore,Qendrën  Rinore që veprojnë në komunën e Istogut që të aplikojnë me projekt-propozim për organizimin e dhjetë vjetorit të Pavarësi.

Në projekt duhet të janë të përshkruara qartë objektivat, aktivitetet sa më të detalizuara ,përfituesit dhe buxheti.

Projekti duhet të jetë sa më  i specifikuar  në përshkrim pra të ceken në detale aktivitetet kulturore dhe sportive të cilat do të organizohen me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të  Pavarësisë.

Projekti nuk duhet  të jetë më i gjatë se dhjetë ditë , aktivitetet duhet të përfundojnë me 17.02.2018.

Të gjitha aktivitetet – agjenda  e parapara duhet të përpilohet në bashkëpunim me Drejtorin për Arsim dhe Kulturë.

 Përparësi do të kenë ato Organizata që :

 

1.      Kanë përvojë të dëshmuar në organizimin e aktiviteteve të tilla .

2.      Që kanë bashkëpunim  me një apo më shumë  organizata rinore apo sportive .

3.      Përparësi do të kenë projektet  të cilat e kanë përshkrimin e qartë dhe  buxhetin e  specifikuar.

4.      Përparësi do të kenë organizatat që janë nga komuna  e Istogut .

 

Projekt propozimi i dorëzuar duhet të përmbajë :

 

- Në projekte duhet të përfshije lokacionin,kohëzgjatjen e implementimit,numrin e aktiviteteve kulturore dhe sportive;

-      Një kopje që posedon regjistrimin e OJQ – së,kopjen e certifikatës fiskale;

-   Një kopje të llogarisë bankare të OJQ-së dhe kopjen e letërnjoftimit të menaxherit të projektit.

 

Projekt - propozimet do të vlerësohen nga një komision në përbërje prej tre anëtarëve .

 

 

Afati përfundimtar për dorëzimin e projekteve është  06.02.2018.

Projektet që aplikojnë pas këtij termini nuk do të shqyrtohen. Projektet duhet të dorëzohen në Qendrën për shërbim me qytetar Nr 100.

 

 

 

 

 

 

                                                                                       Drejtori i DAK  

                                                                            z.Agim   Haxhiu

RSS

Sign in