Lajmet   Komuna e Istogut përfituese e projektit “ ReLOaD”

Komuna e Istogut përfituese e projektit “ ReLOaD” - 19 shtator 2017


 









Kryetari i komunës Haki Rugova ka nënshkruar sot memorandumin e  mirëkuptimit për realizimin e programi rajonal për demokracinë lokale në ballkanin perëndimor (ReLOaD) i cili financohet  nga Bashkimi Evropian-BE dhe zbatohet nga programi për zhvillimin e  Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë.

Me këtë rast kryetari Haki Rugova u shpreh se kjo është një marrëveshje e rëndësishme dhe ndihet mjaft mirë që komuna e Istogut është përzgjedhur  në mesin e 5 komunave të Kosovës  për realizmin e këtij projekti ku qëllimi esencial është që me mjete financiare në bashkëpunim me komunën të përkrahen në financim OJQ-të dhe shoqëria civile në përgjithësi. Ky nuk është bashkëfinancimi i parë që kemi me BE-në për realizmin e projekteve dhe presim përkrahjen e tyre edhe në të ardhmen tha kryetari Rugova.

 

Fjolla Raifi, projekt menaxhere e programit ReLOaD, tha se qëllimi kryesor i programit është fuqizimi në mes të komunave dhe shoqërisë civile përmes dhënies së grandeve apo fondeve publike për organizata e shoqërisë civile në bazë të prioritete të komunave që kanë qenë përfituese. Si projekt pilotues ka partneritet me 5 komunave duke përfshirë këtu edhe komunën e Istogut. Ne besojmë fuqishëm në një partneritet të suksesshëm dhe një proces implemetues sa më të mirë për komunën e Istogut dhe organizatat e shoqërisë civile të kësaj komunë.

 

Projekti ReLOaD do të ofrojë mbështetje teknike për të zbatuar metodologjinë transparente dhe të bazuar në projekte për ndarjen e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile (OSHC-ve), duke ndarë fonde për OSHC-të në bashkëpunim me komunën tuaj. 

 

Vlera e projektit është  120 mijë euro prej të cilave 100 mijë euro financim do jetë nga BE-ja ndërsa 20 mijë euro nga komuna e Istogut.

 


RSS

Sign in