Lajmet   Miratohet Draft Buxheti Komunal për vitin 2018-2020

Miratohet Draft Buxheti Komunal për vitin 2018-2020 - 22 shtator 2017

 








Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Hazbi Bajra, është mbajtur mbledhja e 50-të  e rregullt e legjislacionit të pestë të Kuvendit Komunal
. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtaret e asamblesë komunale.

 Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Buxhetit për vitin 2018-2020 dhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rregullores për përdorimin e pijeve alkoolike në lokalet  publike ishin pika të rendit të ditës së mbledhjes së sotme të kuvendit të cilat pika u miratuan nga anëtarët e pranishëm të asamblesë komunale.

 

 

RSS

Sign in