Lajmet   Njoftim për dëgjim publik me qytetar

Njoftim për dëgjim publik me qytetar - 15 shtator 2017

 Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut se më: 21.09.2017 e enjte, duke filluar në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, Kuvendi i Komunës me anëtaret e Kuvendit do të organizojë dëgjimin publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020

Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020 si dhe do të njoftohen me planin e projekteve kapitale për periudhën e cekur.

 Qytetarë të nderuar shfrytëzoni të drejtën tuaj që të jeni pjesëmarrës aktiv dhe propozoni prioritetet për të cilat mendoni që duhet të përfshihen në Listën e prioriteteve si dhe kontribuoni që kjo listë të jetë sa më reale dhe të përfshihen edhe nevojat e mesit ku jetoni.

Zëri Juaj do të dëgjohet

Pjesëmarrja e Juaj do të jetë një kontribut që dëgjimi të jetë më i suksesshëm dhe produktiv.

Qytetaret e interesuar materialin për Draft buxhetin Komunal mund ta marrin në zyrën nr. 305 në katin e III.

 

 

                                                                                        Kryesuesi i Kuvendit,

                                                                                                Hazbi Bajra 


RSS

Sign in