Lajmet   Qaush Balaj u zgjodh kryesues i ri i kuvendit

Qaush Balaj u zgjodh kryesues i ri i kuvendit - 03 shkurt 2018










Në mbledhjen e dytë të rregullt të legjislacionit të VI-të të mbajtur sot, këshilltarët e kuvendit të komunës të  Istogut  kanë zgjedhur  nga radhët e
Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)kryesuesin e ri të kuvendit Qaush Balaj.

 

Lidhur me pikën e rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit, procesi i votimit u bë në mënyrë të fshehtë.  Pas raundit të tretë të votimit  në të cilin morën pjesë 26 anëtar votuan 18 anëtar ndërsa abstenuan 8 nga anëtarët prezent.  Komisioni për mbikëqyrjen e procesit të votimit konstatoi se me 18 vota për dhe 8 abstenim kryesues i kuvendit u zgjodh  Qaush Balaj.

 

Me këtë rast kryesuesi i ri i kuvendit, Qaush Balaj ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë duke premtuar se funksionin e tij do ta ushtrojë në pajtim të plotë me Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe Statutin e Komunës si dhe dispozitat e tjera ligjore që rregullojnë funksionimin e kuvendit të komunës.

 

RSS

Sign in