Lajmet   Shënohet “ Dita e Mollës “

Shënohet “ Dita e Mollës “ - 26 shtator 2017

 







Është bërë tashmë tradicionale shënimi i “Ditës së Mollës” në Kovragë mirëpo sivjet nuk ishte sikurse viteve tjera. Shkak ishe mungesa e rendimentit të mollës si pasojë e ngricave të vonshme pranverore. Me këtë rast kryetari Haki Rugova tha se Dita e Mollës sivjet është pak më specifike duke ditur se sivjet pemishtet nuk kanë pasur  produkte për shkak të ngricave në pranverën e hershme. Ai u shpreh se është i gatshëm se çdo herë do tu ofroj ndihmë dhe përkrahje fermerëve. Dëmet e shkaktuar sivjet në  pemëtari tejkalojnë shumën prej 2 milion eurove. Komuna e Istogut ka kërkuar mbështetje edhe nga Ministria e Bujqësisë për kompensim e dëmeve por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga kjo ministri. 

 

RSS

Sign in