Lajmet   Stadiumi i qytetit “Demush Mavraj “ me kapacitet të plotë për shikues të ndeshjeve sportive

Stadiumi i qytetit “Demush Mavraj “ me kapacitet të plotë për shikues të ndeshjeve sportive - 10 nëntor 2017

 
















Komuna e Is
togut është duke bërë investime të vazhdueshme në Stadiumin e Qytetit “Demush Mavraj” që ai ti plotësoj të gjitha kushtet e domosdoshme për zhvillimin e ndeshjeve sportive. Kryetari i komunës Haki Rugova inspektoj nga afër punimet që janë duke u realizuar në projektin për ndërtimin e tribinave me 700 ulëse të reja si dhe parkingut në këtë stadium. Nga viti 2015 janë bërë investime të vazhdueshme në stadium, është bërë renovimi komplet i terenit sportiv është mbjellë bari i ri, është ndërtuar sistemi modern i ujitjes. Në vitin 2016 janë ndërtuar teshtoret dhe rrethojat e reja të stadiumit ndërsa gjatë këtij viti janë duke u ndërtuar tribinat e reja me 700 ulëse të reja. Të gjitha këto investime janë realizuar në mënyrë që ky stadium të jetë i kompletuar për zhvillimin e ndeshjeve sportive në kushte sa më të mira dhe të volitshme për sportistët. Kryetari Haki Rugova në vazhdimësi është duke përkrahur të rinjtë për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

 

RSS

Sign in