Republika e Kosoves

Istog

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim

Organizimi, udhëheqja dhe koordinimi i punëve dhe aktiviteteve të DSHPMSH në ofrimin e shërbimeve publike lokale dhe të infrastrukturës. Rregullimin e hapësirave publike, në mirëmbajtjen e higjienës publike, trajtimit të mbeturinave dhe ujërave të zeza, furnizimit të qytetarëve me ujë të pijes, menaxhimi i rrugëve lokale, transportit lokal dhe ndriçimit publik. Të kontribuojë në arritjen e politikave, strategjive dhe objektivave të
Komunës për shërbime publike efektive dhe efikase. Përgjegjës për menaxhimin e emergjencave në nivelin komunal, koordinimin e subjekteve relevante për reagim në Situata Emergjente, varësisht nga karakteri dhe përmasat e fatkeqësisë. Menaxhimin e njësisë se zjarrfikësve në parandalimin, përballimin dhe eliminimin e pasojave të shkaktuara nga situatat emergjente; zjarret, vërshimet dhe situatat e ngjashme të shkaktuara nga fatkeqësitë elementare;