Republika e Kosoves

Istog

Përgjegjësitë e DShP

 

Detyrat kryesore:
Në sektorin e shërbimeve publike
• Organizon, menaxhon dhe koordinon punët me stafin DSHPMSH;
• Është Përgjegjës për sigurimin e shërbimeve komunale publike në mënyre efikase dhe në
nivel që përmbush standardet e kërkuara higjienike, cilësore dhe me kosto të arsyeshme;
Përcjell gjendjen në fushën e furnizimit me ujë të pijes, gjendjen e ujërave e zeza dhe
mënyrën e trajtimit të ujërave të zeza;
• Angazhohet për hartimin dhe zbatimin e plane vjetore dhe të strategjisë për zhvillimin e
rrjetit të ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza për vendbanimet e komunës në përputhje me
nevojat dhe mundësitë. Mbikëqyre dhe ndjek nga afër punën e ndërmarrjes publike që
merren me furnizimin e qytetarëve me ujë të pijes dhe trajtimin e ujërave të zeza.
• Bënë hulumtimin e burimeve të reja, cakton prioritetet e mirmbajtjes rrjetit ekzistues dhe
zgjerimin tij. Angazhohet në gjetjen e donatorëve për investime.
• Bënë vlerësimin dhe lëshimin e lejeve për kyçje të reja;
• Bënë furnizimin e ujit të pijes në pjesët të cilat nuk kanë mundësi të sigurojnë ujin nga rrjeti
në sezonën e thatësisë;
• Harton plane për krijimin e hapësirave publike dhe kujdeset për mirëmbajtjen e atyre
ekzistuese si parkingjeve, trotuareve, rrugëve lokale, ndriçimin publik , transportin lokal,
vendet publike për pushim, memorialët, lumenjtë, vendet e gjelbëruara dhe hapësirat para
ndërtesave;
• Lëshon leje për shërbime dhe pajisje, duke përfshirë shfrytëzimin e hapësirave publike,
transportin lokal dhe shërbimin e taksistëve;
• Është përgjegjës për ndriçim publik, tabelat reklamuese, reklamat ndriçuese të firmave dhe
reklamat tjera;
• Mbikëqyr dhe siguron vendosjen dhe riparimin e shenjave të trafikut në rrugët lokale,
shenjave (Tabelave) treguese nëpër hyrje – daljet e vendbanimeve, rrugëve dhe objekteve;
• Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve lokale , renovimin e rrugëve të asfaltuara, mbushjen e
gropave me zhavorr, zgjerimin e rrugëve nëpër fshatra, Angazhohet për sigurimin me kohë
të kompanisë për mirëmbajtje e rrugëve dhe hapësirave publike;
• Siguron që ofruesit e shërbimit të grumbullimit dhe deponimit të mbeturinave të përgatisin
dhe ofrojnë planin vjetor operativ për menaxhimin e mbeturinave. Shqyrton mundësinë e
futjes në sistemin e bartjes së mbeturinave edhe të fshatrave.
• Aprovon kohën dhe orarin e propozuar per bartjen e mbeturinave;
• Organizon aksione për pastërti dhe për ambient më të bukur.
Në sektorin e mbrojtjes dhe shpëtimit
• vlerësimin e rrezikshmërisë për territorin e komunës;
• vështrimi, lajmërimi dhe alarmimi i popullsisë për kërcënim rreziku,
• organizimi dhe mirëmbajtja e mjeteve për alarmim, në përputhje me sistemin unik të
alarmimit,
• organizimi-funksionimi i ndërlidhjeve për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, në
përputhje me sistemin unik të ndërlidhjes,
• planifikimi dhe realizimi i masave për mbrojtje dhe shpëtim,
• vlerësimi i rrezikut dhe hartimi i planeve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga
fatkeqësitë e tjera,
• organizon mbrojtjen dhe shpëtimin nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë si sistem unik
dhe i tërësishëm,
• sistemi i mbrojtjes dhe shpëtimit përmban programimin, planifikimin,organizimin, aftësimin,
koordinimin, realizimin, mbikëqyrjen dhe financimin e masave dhe të aktiviteteve
për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore që nënkupton:
(tërmetet, vërshimet, rrëshqitja e dheut, rrëshqitjet e borës, bora e madhe, era e fortë,
breshëri, akulli, thatësira, paraqitja masive e sëmundjeve ngjitëse te njerëzit, te shtazët
dhe te bimët dhe fatkeqësi të tjera, që i shkakton natyra, si dhe nga fatkeqësitë tjera );
• themelimi i komitetit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e
tjera, organizimi i komiteteve, njësive dhe i shërbimeve të forcave për mbrojtje nga
fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe i forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim
dhe ndihmë,
• sigurimi i mjeteve urgjente për strehim të përkohshëm në rast të fatkeqësive natyrore dhe
fatkeqësive të tjera,
• kryen edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga
fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me organet kompetente të komunës dhe Qeverisë.
• merr të gjitha masat e veçanta për mbrojtjen nga zjarri, kujdeset për zbatimin dhe përparimin
e masave të mbrojtjes nga zjarri;
• i propozon Kuvendit të Komunës nxjerrjen e planit për mbrojtje nga zjarri, në mbështetje të
vlerësimit të rrezikut nga zjarri, në pajtim me udhëzimet e lëshuara nga Ministria;
• i propozon Kuvendit të Komunës me qëllim të përcjelljes dhe të zbatimit të planit të mbrojtjes
nga zjarri, që së paku një herë në vit duhet të shqyrtoi përmbajtjen e tij, të vlerësoj
përputhshmërinë e këtij plani me planin e ri urbanistik, me ndryshimet ndërtimore, qëllimet
ndërtimore dhe të ngjashme.
• përcjellin realizimin financiar të mjeteve të parapara për mbrojtje nga zjarri;
• organizon punën e shërbimit të oxhaktarëve si dhe kryen mbikëqyrjen e punës të shërbimit të
oxhaktarëve;
• kërkon ndihmë profesionale nga departamenti lidhur me shërbimin e zjarrfikësve;
• mbanë evidencën e përcaktuar dhe informon organet qendrore kompetente mbi kryerjen e
detyrave nga fushëveprimi i vet;
• Merr masa të mbrojtëse të shërbimit të zjarrfikësve;
• Harmonizon planin e mbrojtjes nga zjarri në pajtim me ligjin;
• Harton rregulloren për mbrojtje nga zjarri dhe i propozon për miratim në kuvendin e
komunës;
• E drejta për të obliguar organizatat e autorizuara që të harmonizojnë veprimtarinë e tyre me
dispozitat e udhëzimeve përkatëse;
• Bashkëpunimi dhe organizimi i punës me organet e sigurisë në komunë, me KFOR-in,
policinë dhe forcat e sigurisë;
• Në rastet e jashtëzakonshme i propozon Kryetarit të Komunës për shpalljen e gjendjes së
jashtëzakonshme, si dhe propozon urdhëresa dhe masa tjera administrative në rastet e
gjendjes së vështirë nga kushtet klimatike, me qëllim të tejkalimit të situatës;
• Mbikëqyrë objektet e Komunës dhe angazhon personelin për sigurimin e objekteve nga
brenda ose në formë të kontraktimit nga jashtë.