Republika e Kosoves

Istog

Njoftimi mbi punën e organeve komunale për periudhën janar-dhjetor 2018

2018/12/07 - 10:00

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut, se më:24.12.2018, e hënë në ora 1100, në Sallën e Kuvendit Komunal, Kati III, në Istog do të mbahet tubimi publik me qytetarët e komunës së Istogut.

Tubim Publik, do të mbahet me këtë:

 

R  e  n  d        d  i  t  e

 

  1. Njoftimi mbi punën e organeve komunale për periudhën janar-dhjetor 2018 dhe
  2. Diskutimet,propozimet dhe sugjerimet e qytetarëve.

 

Ftohen dhe inkurajohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut, bashkatdhetarët tanë të cilët gjendën më punë jashtë vendit, shoqëria civile, komunitetit i biznesit dhe të tjerët që të marrin pjesë në këtë tubim dhe të shfrytëzojnë të drejtën për t’u njoftuar me punën e organeve komunale dhe të bëjnë propozime, sugjerime dhe të ndërmarrin iniciativa që kanë të bëjnë me rregullimin e kushteve të jetës së qytetarëve.

 

 

Istog, më 07.12.2018                                         

 

                                                                              Kryetari i Komunës,

                                                                                    Haki Rugova