Republika e Kosoves

Istog

1 Qershori “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”

2024/06/03 - 8:44

Me rastin e 1 Qershorit “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, Sektori për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete – Drejtoria për Administratë Komunale në bashkëpunim më Drejtorinë për Arsim, kanë mbajtur takimin e dytë të Asamblesë Komunale të Fëmijëve për këtë vit:
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për çështje me rëndësi si: të drejtat e fëmijëve, mbrojtja e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës, neglizhimit apo çfarëdo formë tjetër që e cenon zhvillimin, mirëqenien dhe edukimin e fëmijëve si dhe shfaqja e kërkesave, sfidave e vështirësive nga ana e të gjithë përfaqësuesve të Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Istog.
Në takimin e Asamblesë Komunale të Fëmijëve që u mbajt me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve prezentë ishin: Nënkryetari i Komunës z.Ali Nimanaj, drejtor të drejtorive, zyrtar/e nga komuna si dhe nxënës – përfaqësues të Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Istog.