Republika e Kosoves

Istog

11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Istogut e shënon me një sërë aktivitetesh

2019/02/17 - 2:05

Nën patronatin e kryetarit Haki Rugova , Komuna e Istogut ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe sportive për të shënuar kështu  11  vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Aktivitet kanë filluar me mbajtjen e turnirit në futboll, hapjen e ekspozitës tematike me eksponate arkeologjike dhe etnologjike në shtëpinë e kulturës pastaj është mbajtur edhe një ekspozitë artistike në hollin e shtëpisë së kulturës me punime nga nxënës të shkollave fillore dhe të mesme ku punimet më të mira e të dalluara edhe janë shpërblyer.

Ndërsa sot, aktivitet kanë filluar me mbajtjen e mbledhjes solemne të kuvendit ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Haki Rugova, më bashkëpunëtor , delegatët e kuvendit si dhe përfaqësues tjerë nga jeta politike dhe shoqërore.

Po ashtu janë bërë homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve në qendër të Istogut si dhe tek varri i të ndjerit Fadil Ferati ish kryetarit të komunës së Istogut.

Të gjitha këto aktivitet që shënuar 11 vjetorin e pavarësisë  do të përmbyllen më një koncert kulturore-artistik që është organizuar për nder të kësaj dite para shtëpisë së Kulturës në Istog.