Republika e Kosoves

Istog

20-të vjetori i ditës së çlirimit të Istogut

2019/06/20 - 3:15

Komuna e Istogut, nën patronatin e Kryetarit, z.Haki Rugova ka shënuar 20 qershorin ditën e
çlirimit të Istogut, kjo ditë u shënua me aktivitete të ndryshme.
Aktivitetet filluan në sallën e Kuvendit Komunal ku u mbajt një seancë solemne, kryesuesi i
Kuvendit Komunal z.Qaush Balaj mbajti një fjalim rasti me rastin e 20 qershorit ditës se çlirimit
të Istogut, më pas për të vazhduar vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i dëshmorëve në
qendër të qytetit në Istog.