Republika e Kosoves

Istog

28 Nëntori në Komunën e Istogut u shënua me një mori aktivitetesh

2010/11/28 - 12:00

 Kryetari i komunës, z. Haki Rugova, zyrtarë komunal, përfaqësues të partive politike dhe një numër qytetarësh, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, e kanë shënuar fillimisht duke bërë homazhe, së pari tek Shtatorja e Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog, për të vazhduar me vizitën dhe homazhet që qytetarët istogas të prirë nga kryetari Rugova i bënë varrit të presidentit të përjetshëm të komunës së Istogut, të ndjerit Fadil Feratit.  
Banja ishte ngjarje tjetër e rëndësishme që shumë vendas të Banjës por edhe qytetarë tjerë të komunës së Istogut, kanë marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të tri pllakave përkujtimore të vendosura në muret e kullës së posa ndërtuar.

Emra të shumtë në të tri pllakat përkujtojnë viktimat e rëna nga dora e regjimit të egër serb duke filluar që nga viti 1912 e këndej.

Të pranishmit

 e tubuar, i ka përshendetur kryetari Haki Rugova i cili tha se të gjithë këta emra nuk ranë për interesa politike por për ideal ata të gjithë patën lirinë e atëdheut, të cilët ne sot me pietet i kujtojmë.

E gjithë kjo ide për ngritjen e kësaj kulle ishte e Ali Loxhës, ideja e të cilit ishte mbështetur nga kuvendi komunal i Istogut dhe biznesmen të banjës.