Republika e Kosoves

Istog

35 gra fermerë përfituese të projektit për kultivimin e bimëve mjekuese dhe aromatike

2018/05/29 - 1:57

Është nënshkruar marrëveshje e mirëkuptimit ndërmjet komunës së Istogut, kompanisë “Agroproduct “dhe shoqatës “Melissa” për realizmin e projektit “ Rritja e sipërfaqeve të prodhimit me bimë mjekuese dhe aromatike në sipërfaqe prej 5.1 ha në rajonin e Istogut. Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja e fermerëve në kultivim e mallgës së zezë, kalendula , ciani, rigoni i bardhë, menta dhe melissa. Nga ky projekt do të përfitojnë 35 gra fermerë që do merren me kultivimin e këtyre bimëve mjekuese dhe aromatike.