Republika e Kosoves

Istog

Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës

2020/02/13 - 3:37

 

Komuna e Istogut për nder të Dymbëdhjetë Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të organizoj aktivitete kulturore për nder të kësaj date historike.

Aktivitet do të organizohen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut Haki Rugova

 

Aktivitetet zhvillohen sipas kësaj agjende:

 

Me : 14.02.2020

Ora 14:00- Ekspozitë Artistike e nxënësve të shkollave të komunës së Istogut, e cila mbahet në hollin e Qendrës Kulturore në Istog

Me : 15.02.2020

 Ora 13:00-  Ekspozita tematike me eksponate arkeologjike dhe etnologjike në muzeun e qytetit

Me : 17.02.2020

 Ora 11:00-  Seancë Solemne me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Seanca mbahet në sallën e Kuvendit Komunal

Ora 11:30-  Koktej rasti

Ora 12:00 – Homazhe- vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të Istogut

Ora 13:00- Programi festiv me këngë e valle para Qendrës Kulturore në Istog