Republika e Kosoves

Istog

Agjenda e aktiviteteve për nder të 20 Qershorit-Ditës së Çlirimit të Istogut

2019/06/18 - 11:37

Komuna e Istogut me rastin e 20 Qershorit-Ditës së Çlirimit do të organizoj aktivitete kulturore dhe sportive, të cilat do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut Haki Rugova.

 

Aktivitetet do të mbahen sipas kësaj agjende:

Më : 18.06.2019

 10:00  Vizitë  në ekspozitën e Muzeut Komunal në Shtëpinë e Kulturës në Istog .

Më: 19.06.2019

10:00  Turnir në ping-pong për nxënës të shkollave, turniri mbahet në Saradran.

Më : 20.06.2019

 11:00  Seance  solemne me rastin e 20 Qershorit  Ditës së Çlirimit . Seanca mbahet në sallën e  Kuvendit Komunal .

11:30 Koktej  rasti

12:00 Homazhe dhe vendosje kurora lulesh  tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog.

 17:00  Turniri në futboll të madh, i cili do të mbahet në Banjë  ku do të marrin pjesë ekipet nga komuna e Istogut, Klinës ,Deçanit dhe Pejës .

18:00 Programi festiv me këngë e valle  në Shtëpinë e Kulturës në Istog .