Republika e Kosoves

Istog

Aktivitete të shumta me rastin e festës së 28 Nëntorit

2018/11/28 - 10:17

Për të shënuar festën e 28 nëntorit u mbajtën aktivitete të shumta kulturore  që u organizuan  nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova.

 Aktivitetet kanë filluar me 26 nëntor me programin artistik për fëmijë të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës dhe kanë vazhduar me datë 27 nëntor me festivalin e fëmijëve “Fëmijët Këndojnë- 2018 ”.

Aktivitete për të shënuar këtë ditë kanë vazhduar sot ku kryetari Haki Rugova me bashkëpunëtor, anëtarë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të jetës politike, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë  kanë vendosur kurora lulesh tek lapidari i dëshmorëve në qendër të qytetit dhe tek varri i ish kryetarit të Istogut Fadil Ferati.

Këto aktivitete kanë vazhduar me turnirin në futboll të madh i cili u zhvillua në stadiumin e qytetit në Istog.

 

Të gjitha këto aktivitete janë përmbyllur me një program kulturo-artistik  që është mbajtur  në Shtëpinë Kulturës në Istog.