Republika e Kosoves

Istog

AME ka filluar stërvitjen shkollore “Zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet”

2019/05/10 - 11:13

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioni përgjegjës i emergjencave i Republikës së Turqisë AFAD, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, kanë filluar zbatimin e projektit “Zvogëlimi i rreziqeve nga tërmetet”, projekt ky që ka për qëllim mbajtjen e stërvitjeve shkollore me simulator për tërmete. Qëllimi i kësaj stërvitjeje shkollore është sensibilizimi, njohja dhe përgatitja e nxënësve se si duhet të sillen dhe të mbrohen në rastet e tërmeteve.

Automjeti me simulator nga Turqia sot qëndroj në Shfmu “Bajram Curri” në Istog, ku pjesë e kësaj stërvitjeje ishin nxënës nga të gjitha shkollat fillore të komunës së Istogut.

Stërvitjen  nga afër e ndoqi kryetari i komunës Haki Rugova më bashkëpunëtor ku edhe i bëri një vizitë shkollës “Bajram Curri” në Istog ku nga afër u njoftua me ecurinë e mbarëvajtjes së procesit mësimor.