2020/12/28 - 3:16
Kryetari i Komunës Haki Rugova, priti sot në takim përfaqësuesit e bizneseve shqiptare nga Wiena e Austrisë të cilët kanë shprehur vullnetin që të dhurojnë donacion 50 Ipad për nxënës të shkollave fillore të Komunës së Istogut.
Kryetari Rugova falënderoj biznesmenët shqiptar nga Wiena për donacionin dhe u shpreh se ky donacion është më së i mirëseardhur për nxënësit për situatën në të cilën gjendemi aktualisht me pandeminë. Ai po ashtu tha se nuk është hera e parë që bizneset shqiptare nga diaspora u dalin në ndihmë. Falënderim të veçantë për këto biznese shqiptare që kurdo që është nevoja na gjinden pranë.