Republika e Kosoves

Istog

Dhjetë Familje përfituese të projektit “ Mbështetje Socio- Ekonomike për familje të prekura”

2020/11/05 - 3:01

 

Dhjetë Familje në nevojë nga komuna e Istogut janë përfituese në kuadër të projektit “Mbështetje Socio- Ekonomike për familje të prekura” që është financim nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane në bashkëfinancim me komunën e Istogut e që është  realizuar nga OJQ “Arbeiter Samartier Bund-  ASB “

Nga ky projekt kanë përfituar dhjetë familje në nevojë ku tri prej tyre janë pajisur me 3 motokultivatorë, tri familje me tri  lopë dhe katër familje janë pajisur me mjete pune.