Republika e Kosoves

Istog

Është mbajtur dëgjim publik me qytetar për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2019-2021

2018/09/19 - 1:24

Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur  me Draft Buxheti Komunal për vitet 2019-2021 si dhe me planin e projekteve kapitale për të cilat raportoi Hysni Maxharraj-drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

Nënkryetari i komunës  Lulzim Blakaj  ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre si dhe  është shprehur se duke ditur nevojat e qytetarëve ky buxhet nuk është i mjaftueshëm mirëpo do të mundohen që përmes formave të tjera të gjejmë mjete për të investuar qoftë ajo përmes ministrive përkatëse apo donatorëve.

Qytetarët e pranishëm në dëgjim kërkuan më shumë investime të reja  në infrastrukturë dhe investime në fusha  tjera.