Republika e Kosoves

Istog

Është mbajtur dëgjim publik për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba

2019/12/13 - 2:41

 

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj  është mbajtur dëgjim publik me qytetarë për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba. Drejtori i Drejtorisë  për Buxhet dhe Financa Hysni Maxharraj , prezantoj projekt rregulloren komunale për taksa, ngarkesa dhe gjoba, ku  qytetarët e pranishëm dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre që kishin për rregulloren.