Republika e Kosoves

Istog

Është mbajtur dëgjimi publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2019-2021

2018/08/24 - 12:20

 

Kryesuar nga nënkryetari i komunës Lulzim Blakaj është mbajtur sot dëgjimi publik me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2019-2021.
Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur me Draft Buxheti Komunal për vitet 2019-2021 si dhe me planin e projekteve kapitale për këtë periudhë, për të cilat raportoi Osman Sadikaj- zyrtar kryesor financiar.

Nënkryetari Lulzim Blakaj ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në debat dhe shprehu gatishmërinë që secilën nga këto kërkesa do të mundohet që ti plotësojë me mundësitë buxhetore që janë.

Qytetarët e pranishëm paraqiten kërkesat e tyre që me mundësitë buxhetore që ka komuna të futen në draftin buxhetor.