2018/06/06 - 3:27
Nënkryetari i komunës së Istogut Lulzim Blakaj , drejtori i drejtoratit për Arsim dhe Kulturës në Istog, Hajrush Shoshi si dhe shefi i kabinetit Hazbi Bajra pritën në takim përfaqësuesit e kompanisë franceze ESSILOR grup të kryesuar nga Pascual Gery dhe të OJQ “LCI Peja”. Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit për realizimin e projektit për kontrollin dhe pajisjen me syza sipas nevojës për nxënësit e shkollave fillore të komunës së Istogut.
Projekti në fjalë ka filluar në shkollën fillore”Ismail Qemaili” në Saradran si dhe në shkollën fillore “Trepça” në Banje.
Ky projekt do të vazhdoj në shkollën fillore “Bajram Curri” në Istog si dhe brenda një viti në të gjitha shkollat e komunës së Istogut.