Republika e Kosoves

Istog

Filloj trajnimi 5 ditor nga në kuadër të projektit “ Mbështetja e Integruar Socio ekonomike për familjet shumë të prekura”

2020/06/29 - 2:27

Ka filluar sot trajnimi 5 ditor i organizuar nga organizata humanitare Arbeiter Samartier Bund Deutchland e. V në bashkëpunim më komunën e Istogut, për të trajnuar përfituesit e projektit Mbështetja e Integruar Socio ekonomike për familjet shumë të prekura” kjo në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që ASB ka nënshkruar me komunën e Istogut, për të mbështetur familjet në nevojë për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e biznesit të vogël familjar. Nga ky projekt kanë përfituar 10 familje nga regjistri i asistencës sociale,  ku ky projekt është mbështetur nga kryetari i komunës Haki Rugova.