Republika e Kosoves

Istog

Fillon aktiviteti “ Ta pastrojmë Kosovën “ edhe në komunën e Istogut

2018/09/15 - 9:17

Sipas planifikimeve dhe agjendës  të cilat janë bërë nga Task Forca “Ta pastrojmë Istogun ”, e koordinuar nga kryetari i Komunës, Haki Rugova , me pjesëmarrje  të institucioneve komunale, Policisë së Kosovës, FSK-së, shkollave fillore e të mesme, bashkësive fetare, ndërmarrjeve publike, shëndetësisë primare dhe qytetarëve të shumtë, sot ka nisur në mëngjes aktiviteti për pastrimin e gjithë e qytetit të Istogut dhe fshatrave përreth.

Kryetari Rugova tha se edhe komuna e Istogut i është bashangjitur aksionit që fillon sot me 15 shtator, ku këtij aksioni sot i janë bashkangjitur edhe shumë vullnetar, sipas tij këto aksione do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në mënyrë që të kemi një qytet edhe më të pastër. Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë që sot i janë bashkangjitur këtij  aksioni ku gjatë ditës ai ka vizituar disa pika të caktuara në qytet në të cilat pika janë duke u grumbulluar mbeturinat.

 

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” ka filluar sot dhe do vazhdojnë  për gjatë tre muajve deri me 15 dhjetor. Gjatë realizimin të aksionit do të largohen shumë deponi dhe do të pastrohen shumë lokacione nga mbeturinat në mënyrë  që të kemi një Istog sa më të pastër .