Republika e Kosoves

Istog

Istogu shënon ditën e Evropës

2018/05/08 - 2:11

Komuna e Istogut, zyra për integrime evropiane për të shënuar ditën e Evropës ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar lidhur me rolin dhe rëndësinë e Evropës për çdo shtet të saj si dhe integrimet e Kosovës në Bashkësinë Evropiane . Po ashtu OSBE-ja në bashkëpunim me komunën e Istogut dhe OJQ “Vizion 02” kanë organizuar një turnir në futboll me karakter garues në mes komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë. Në fund të turnirit u shpërblyen edhe vendet e para. Po ashtu komuna e Istogut u nderua edhe me një mirënjohje për bashkëpunim për organizmin e kësaj ngjarje për shënim të ditës së Evropës.