Republika e Kosoves

Istog

Istogu shënon Ditën Olimpike

2021/06/23 - 11:20

Fëmijë të shumtë të lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, këtë të mërkurë kanë zhvilluar një vrapim të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport për të shënuar kështu Ditën Olimpike 2021.

Gjatë këtij aktiviteti me të mirët u shpërblyen me medalje në kategorinë e meshkujve dhe femrave.