Republika e Kosoves

Istog

KFORI Italian dhuron donacion 10 lloptop dhe 10 televizor për Shkollën Fillore “Trepça” në Banjë

2020/11/06 - 10:18

Komandanti i Komandës Regjionale –Përendim (RC-W) Kol. Gianluca Figus, si përfaqësues i kontigjentit italian të KR-P ka bërë sot dorëzimin e donacionit prej 10 llop topëve dhe 10 televizorëve për shkollën fillore “ Trepça” në Banjë.

Me këtë rast në emër të Kryetarit të Komunës Haki Rugova të pranishmit i përshendeti drejtori i drejtorisë për Arsim Hajrush Shoshi, ku falëndëroj kolonelin Figus për donacionin e dhuruar dhe theksoj se KFORI italian në vazhdimësi ka ndihmuar komunën e Istogut në nevojat e saj. Kjo ndihmë nga ana e KFORI italian është shumë e mirëseardhur për shkollën sidomos në këtë periudhë pandemie që po ndodhemi tha drejtori Shoshi.

Shkolla Fillore “Trepça” në Banjë do të ketë në shërbim të nxënësve të saj 10 llop top dhe 10 televizor nga ky donacion i ardhur nga KFORI – Italian.