Republika e Kosoves

Istog

KKSB -ja mbajti mbledhjen e radhës

2018/12/06 - 12:34

Është mbajtur sot  mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi nënkryetari i komunës Agim Ademaj. Nënkryetari hapi mbledhjen, përshëndeti të pranishmit si dhe hapi rendin e ditës. Për të raportuar para të pranishmëve ishe edhe zëvendëskomandant i stacionit policor në Istog, toger Qazim Jahaj ku njoftoj anëtarët e KKSB-së rreth  ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe raportuese të cilën e cilësoi si të qetë dhe  stabile. Ai po ashtu ka bërë krahasimin e ngjarjeve që kanë ndodhur nga viti i kaluar me këtë vit, rastet në përgjithësi kanë shënuar rënie, 7,8 % si dhe zbulueshmëria ka qenë më e mirë këtë vit. Periudha krahasuese nga viti i kaluar këtë vit , në vitin 2017 kanë qenë të evidentuara 608 raste ndërsa sivjet 660 raste. Veprat penale kanë shënuar rënie rreth 4,3 % nga viti i kaluar po ashtu  është më e mirë krahasuar me vitin paraprak veprat penale vitin e kaluar kanë qenë 417 në vitin e kaluar kurse sivjet 399 . Po ashtu ka rënie edhe të aksidenteve nga viti i kaluar për 22 %, aksidente me lëndime vitin e kaluar 25 kurse sivjet 24 aksidente me dëme materiale 42 vitin e kaluar kurse sivjet 36, municion vitin e kaluar 251 kurse sivjet 193.  Anëtarët e KKSB-së paraqiten edhe shqetësimet tjera çka kishin para të pranishmëve.