Republika e Kosoves

Istog

KKSB vlerëson gjendjen e qetë dhe stabile në komunën e Istogut

2019/02/07 - 5:12

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Istogut , në mbledhjen e kryesuar nga  nënkryetari i komunës  Agim Ademaj, ka shqyrtuar raportin e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunë, informatat lidhur me  qentë  endacak, sulmi ndaj fëmijëve dhe personave të ndjeshëm si dhe abuzimi me fëmijët minore dhe adoleshent – dhuna në mesin e adoleshentëve.

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, komandanti i Stacionit Policor në Istog Enver Gashi,  gjendjen e sigurisë në komunën e Istogut e vlerësoi të qetë dhe stabile. Ai tha se gjendja në komunën e Istogut është e qetë dhe stabile. Rastet në tersi në vitin 2018 kanë shënuar rënie për 10.5%, në vitin 2017 kanë qenë 674 raste kur në vitin 2018 kanë qenë 603 raste, veprat penale kanë shënuar rënie prej rreth 6.8% në vitin 2017 kanë qenë 464 raste kur në vitin 2018 kanë qenë 432 raste. Aksidentet e trafikut kanë shënuar një rënie të konsiderueshme prej rreth 25%, aksidente me lëndime në vitin 2017 kanë qenë 28 kurse në vitin 2018 kanë qenë 24, aksidente me dëme materiale 127 në vitin 2017 kurse  në vitin 2018 kanë qenë 92, tiketa të shqiptuara në vitin 2017 kanë qenë 3947 kurse në vitin 2018 kaë qenë 3923, armë të konfiskuara në vitin 2017 kanë qenë 37 kurse në vitin 2018, 50. Po ashtu njoftimi u bë edhe për periudhën e muajit janar 2019, dhe në këtë periudhë rastet kanë shënuar rënie për 25% krahasuar me vitin 2018 ku në vitin 2018 kanë qenë 52 raste kurse në këtë vit 39 raste. Sa i përket veprave penale kanë shënuar rënie prej rreth 37 % si dhe rritje të zbulueshmërisë, në janar 2018 kanë qenë 40 kurse në këtë vit janë 25,  po ashtu këtë vit aksidentet me dëme materiale kanë shënuar rënie, aksidente me lëndime në vitin 2018 kanë qenë 3 kurse në këtë janar të këtë vit vetëm 1, aksidente më dëme materiale 6 kanë qenë në janar të 2018 kurse në janar 2019 kanë qenë 8 aksidente., tiketa të shqiptuara 217 kurse në vitin 2019 124 deri më tani, si shqetësim i shumë qytetarëve mbeten qentë endacak të cilët janë shtuar shumë në numër dhe paraqesin rrezik për qytetarë sidomos për fëmijë e cila u debatu edhe si pikë e rendit tw ditës në KKSB.