Republika e Kosoves

Istog

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci vizitoi Komunën e Istogut

2018/07/20 - 3:25

Kryetari i Komunës Haki Rugova, ka pritur sot komandantin e KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci me të cilin ka biseduar rreth  çështjes së sigurisë në komunën e Istogut me ç’rast u fol për instancat aktuale përgjegjëse për çështjen e sigurisë si dhe bashkëpunimin shumë të mirë që ka komuna me policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

 

Fillimisht, kryetari Rugova falënderoj komandantin e KFOR-it për vizitën duke e informuar atë me situatën e sigurisë së përgjithshme në komunën e Istogut si dhe bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm që ka komuna  më Policinë dhe KFOR-in.

Gjenerali Salvatore Cuoci falënderoj kryetarin Rugova për pritjen që ju bë dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellët sa herë të jetë e nevojshme.