Republika e Kosoves

Istog

Komisioni Komunal për Ri-integrim, ka mbajtur sot mbledhjen e 9-të për vitin 2019

2019/12/18 - 3:13

Në mbledhjen e sotme, kryesuar nga Muhamet Gusturanaj dhe në prani të 7-të anëtarëve të KKR-së nga gjithsej 9-të sa ka ky komision, mori pjesë edhe Zyrtari i MPB-së-Koordinator Rajonal për mbarëvajtjen e procesit të ri-integrimit,  Arben Gorani , si dhe zyrtarë tjerë nga ZKKK.

Abedin Neziraj, Zyrtar për Koordinimin e të Drejtave dhe Integrim të Komuniteteve, ka paraqitur kërkesat e parashtruara nga qytetari i ri-atëdhesuar, i cili ka kërkuar strehim me qira dhe dru zjarri. Nga arsyetimi i zyrtarit në fjalë, Komisioni ka konstatuar se i ri-atëdhesuari plotëson kushtet ligjore për të përfituar, andaj edhe kërkesat janë miratuar njëzëri nga anëtarët e KKR-së.

Në vazhdim, zyrtari i ZKKK-së  ka paraqitur një raport mbi aktivitetet e Komisionit Komunal për Ri-integrim gjatë vitit 2019.