Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Komunitete propozon të ndahen tri troje për të kthyerit nga Rudeshi

2010/10/08 - 12:00

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Fazli Stollaj, kryesues i Komitetit për Komunitete (KK), ka drejtuar takimin e radhës ku për rend dite ishin aktivitetet e ndodhura në mes të dy mbledhjeve të KK-së, Shqyrtimi i aplikacioneve të parashtruara nga ana e ty kthyerve nga Rudeshi për troje ndërtimi në fshatin Sërbobran si dhe shqyrtimi i Projekt Rregullores për Varreza.

z. Muhamet Maleshaj, nga Zyra Lokale për Komunitete ka informuar anëtarët e Komitetit rreth gjitha aktiviteteve që kanë zënë vend në periudhën një mujore. “Është hapur tenderi për trafon e Serbobranit, deri sa ne Zallç, Dragolevc dhe në fshatin Muzhevinë po vazhdon ndërtimi i shtëpive për familjet e kthyera serbe”, ka thënë z. Maleshaj.

 

Gjashtë kryefamiljarë, ish banorë të fshatit Rudesh, kanë parashtruar kërkesë që atyre të ju ndahen troje për ndërtimin e shtëpive.

Komiteti për komunitete rekomandoj që të ndahen tri troje dhe kjo do ti plotësoj nevojat e të gjithë gjashtë aplikuesve sepse siç u tha në takim, këta familjarë janë të afërm mes vete dhe ata kanë mundësi të shfrytëzojnë shtëpi me dy hyrje shtëpitë e të cilëve do të kenë nga 105 m2 dhe kështu, të kursehet toka ndërtimore në Serbobran sepse, edhe ashtu, nuk ka hapësirë të mjaftueshme që secili nga ata të fitoj nga 5 ari truall.

Përfaqësuesi i UNMIK-ut z. Abedin Lataj, pyeti për rastin e vijimit të nxënësve Egjiptas në fshatin Sërbobran, sepse ditë më parë,  përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të KFOR-it Slloven, kishte paraqitur shqetësimin e vet për telashet që fëmijët e Komunitetit Egjiptas po ballafaqohen në procesin e shkollimit.

Znj. Bahrije Muqaj, nga OSBE kishte kontaktuar me familjet në Serbobran dhe për anëtarët e KK-së deklaroj: “ Unë kam kontaktuar me këto familje dhe aty kishte qenë një mosmarrëveshje sepse fëmijët Egjiptas kanë dashur të jenë të gjithë në një klasë, për çka mësuesit atje nuk kanë pranuar një gjë të tillë, por kjo çështje tash është zgjidhur dhe fëmijët vijojnë mësimin pa telashe”, tha znj. Muqaj. 

KK, ka diskutuar edhe për Projekt Rregulloren për Varreza e cila aktualisht po kalon nëpër fazën e diskutimit publik. Zyrtarja për Çështje Ligjore, Znj. Zekije Sutaj ka elaboruar projekt Rregulloren dhe ka ftuar anëtarët e KK-së, por edhe qytetarët tjerë, të japin kontributin e vet për, siç tha ajo, përmes rekomandimeve por edhe vërejtjeve tona ne mund ta bëjmë një rregullore të mirë, e cila më pastaj do ti kalohet Kuvendit për aprovim.