Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2019.

2019/12/19 - 3:59

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Istogut i kryesuar nga  kryesuesi  Qaush Balaj në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba, Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së KKSB-së, Marrja e Vendimit për zëvendësimin e anëtarëve të KKSB-së, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim Vendimeve të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronave të paluajtshme, Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Komunal të Veprimit për Efiçencë të Energjisë(PKVEE) 2019-2021.

Të gjitha këto pika i kalohen kuvendit për shqyrtim dhe miratim.