Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e  parë për këtë vit

2020/01/24 - 12:20

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm në mbledhje ishin nënkryetari i komunës Agim Ademaj, drejtor të drejtorive komunale si dhe anëtarët e KPF-së. Pikë  e rendit të ditës së kësaj mbledhje ishte: shqyrtimi i raportit të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2019, raporti i punë së KKSB-së për vitin 2019, shqyrtimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i raportit financiar për tremujorin e katër, tetor-dhjetor 2019.

Kjo pikë e rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërgua kuvendit për miratim.