Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

2020/06/23 - 1:38

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i Kuvendit Komunal të Istogut i kryesuar nga  kryesuesi  Qaush Balaj në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2021-2023, Shpallja në diskutim publik i Projekt – Rregullores për Kodin e Etikës për zyrtarët e Komunës së Istogut, Plani i Veprimit për eliminimin e të gjeturave të auditorit, ridestinimi i mjeteve në kuadër të programit buxhetor  Zhvillim Ekonomik si dhe Njoftimi rreth shpërndarjes së pakove emergjente nga buxheti i komunës dhe donatorëve. Këto pika iu kaluan Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.