Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës!

2020/07/23 - 11:45

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Konstatimi i prezencës së anëtareve të KPF-së, Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2020, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për Kodin e Etikes për zyrtaret e Komunës së Istogut, Shqyrtimi i raportit të punës për 6 mujorin e NP “Ambienti”, Shqyrtimi i Raportit dhe analiza e vitit shkollor 2019-2020.

Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan kuvendit për miratim.