Republika e Kosoves

Istog

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e radhës

2020/11/18 - 2:24

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Qaush Balaj, është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara ( të datës: 23.09.2020 dhe 28.09.2020) ,Shqyrtimi i raportit financiar për 3 mujorin e tretë (korrik-shtator)të vitit fiskal 2020, Formimi i Grupit punues për hartimin e Planit vjetor të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2021, Shpallja në Diskutim  Publike e Draft – Rregullores për taksa ngarkesa dhe gjoba, Shpallja në Diskutim  Publike e Draft – Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës, Marrja e Vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm të ngastër kadastrale Nr.01776-2 Zona Kadastrale Istog.

Këto pika të rendit të ditës u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së dhe ju dërguan Kuvendit për miratim.